Ky kurs i dedikohet fillestarëve që duan të merren me regjin e filmit. Nëpërmjet këtij kursi, ata do të fitojnë përmirësim bazik të shkrim-leximit filmik, do të njoftohen me mundësitë e ofruara të gjuhës së filmit, gramatikën dhe sintaksën e saj por gjithashtu do të kuptojnë rolin e regjisorit në krijimin kolektiv të një vepre filmike.
Mesim
Bazat e regjisë së filmit
890,00 ден
Edukator – Sasha Stanishiç
Njëra nga qëllimet kryesore të këtij kursi është të fitohet kuptim për të gjitha segmentet / fazat nëpër të cilat kalon zhvillimi i një vepre filmike, cili është roli i regjisorit dhe cilat janë metodat e tij në prodhimin e një vepre audiovizuele nga idea deri te projekti përfundimtar. Filmi është arti i epokës së re. Gjuha e filmit është e përhapur kudo dhe po bëhet një gjuhë audiovizuele globale. Teknologjitë e reja po e demokratizojnë prodhimin e filmit dhe krijimi i filmave po bëhet më e qasshme (filmat mund të xhirohen edhe me telefon celular!). Mund lirisht të themi se njohja e gjuhës së filmit është pjesë e shkrim-leximit të kësaj epoke digjitale.