Pa u fokusuar në gjuhë specifike të programimit ose në një domen të caktuar programimi, përmes shembujve praktik dhe analogjive do të paraqitet domeni bazë i problemeve që programimi kompjuterik synon t’i zgjidh. Do të diskutohet mentaliteti i cili duhet të zhvillohet që të zgjidhen problemet në mënyrë që të mund të shprehet në formën e softuerit. Nuk kërkohen njohuritë paraprake të programimit ose shkencave kompjuterike, kursi i dedikohet fillestarëve absolut. Nuk do të mësoni të programoni, por do të mësoni si të mendoni në mënyrën e një programuesi, që është baza më e rëndësishme për specializim të mëtejshëm.